×
  • Lajme
  • Shqipëria / Fitorja në zgjedhje

    Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 22:36

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mandatin e katër të fituar në zgjedhjet e 11 majit.

    Zelensky ka thënë se pret forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve.

    “Urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar. Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona” thuhet në urimin e Zelenskyt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!