×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zgjedhjet në Shqipëri, PS 10% larg ndaj vendit të dytë

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 16:33

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë të ditur se deri në ora 16:21 janë numëruar plotë 2748 kuti të votimit, nga 5199 sa janë gjithsej.


    Sipas këtyre të dhënave, Partia Socialiste është duke e mbajtur ende pozitën e parë me 48.79 për qind të votave.

    Në vendin e dytë është Partia Demokratike që ka 38.29% të votave, duke lënë pas vetes LSI-në e cila ka vetëm 7.02 për qind apo 55 mijë e 573 vota.

    Kujtojmë se në Shqipëri zgjedhjet parlamentare janë mbajtur dje, kurse deri më tani janë numëruar mbi 50% të votave.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!