×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zgjedhjet në Shqipëri, rrahet një vëzhgues i Partisë Demokratike

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 11:06

    Një incident raportohet të ketë ndodhur në Qarkun e Beratit ku një vëzhgues i Partisë Demokratike  pretendohet se është dhunuar.


    Drejtuesi politik i PD në këtë qark të Shqipërisë, Tomor Alizoti thotë se ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit 3311 në shkollën “Mehmet Ali Vrioni”.

    Në një deklaratë për mediat, Alizoti i bëri thirrje drejtuesit politik të qarkut të Beratit për PS, Blendi Klosi që të mos krijojë situata të tilla.

    “Të gjitha janë të filmuara, do të ketë dënime shumë të rënda për njerëzit që cenojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtën e votës. I paralajmëroj të gjithë, askush nuk ka të drejtë të prekë asnjë demokrat, asnjë horr nuk kanë  punë në qendrat e votimit. Shumë shpejt do t’ia kalojmë prokurorisë”, tha Alizoti, raporton EuroNews Albania, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!