×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zgjedhjet në Shqipëri, voton politikanja Monika Kryemadhi

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 8:10

    Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte politikanja e parë që votoi në zgjedhjet e 25 prillit, që në momentet e para të hapjes së kutive të votimit.


    Monika Kryemadhi votoi në kopshtin 31 në njësinë numër 5 në Tiranë.

    Në momentin që hodhi fletën në kutinë e votimit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu uroi mbarësi të gjithëve.

    “Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre.
    Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do ti japë mundësinë dhe shansin të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve, që nëpërmjet verdiktit të tyre të çojmë Shqipërinë më shumë se kurrë drejt Evropës.
    Unë ju uroj suksese të gjithë kandidatëve, sidomos kandidatëve të LSI-së, siç ndodh gjithmonë, kështu që jam e bindur që fitorja do të jetë e patjetërsueshme për LSI-në”, tha Kryemadhi pas votimit, raporton A2 News.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!