Më 25 prill 2021, shqiptarët do t’u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri.
Kjo datë është dekretuar nga ana e presidentit Ilir Meta në mbështetje të Kodit Zgjedhor.
“Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.” thuhet në dekretin e Metës.
Kjo datë vjen pas konsultimeve gjatë ditës së premte mes presidentit Meta dhe kryetarëve të partive kryesore politike në Shqipëri.
Për kryeministrin Edi Rama, nuk ishte problem data e zgjedhjeve duke thënë se ishte i gatshëm të pranonte cilëndo datë.
Nga ana tjetër edhe opozita nuk dha ndonjë datë konkrete, por thanë se duhen sa më shpejtë dhe se zgjedhjet duhet të jenë të lira e të ndershme/ Tch.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.