Lazion Cini, 30 vjeç, gazetar, ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej datës 28 mars, pra qysh prej 5 ditësh.
Familjarët e tij i janë drejtuar emisionit “Pa Gjurmë” me shpresën se mund të gjejnë të dhëna për Lazionin.
Nga infromacionet që ata japin, Lazioni ishte i veshur me atlete të bardha dhe pantallona të zeza. I riu ka një tatuazh në krah, në formë tribali.
Së fundi ai ka punuar në televizionin Tv Klan, ndërsa nga momenti që ka dalë nga shtëpia ka humbur çdo kontakt me familjen dhe telefonin e ka të fikur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.