Një turist lituanez prej dy ditësh është zhdukur në alpet e Shqipërisë.
Shtetasi në fjalë ka qëndruar në një bujtinë në Valbonë e më pas është larguar pa bërë asnjë njoftim.
Turisti dyshohet se është nisur në drejtim të Thethit dhe që prej 6 shtatori nuk ka asnjë informacion për të, raporton TCH.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë sot në mëngjes kanë nisur një aksion të përbashkët për gjetjen e tij.
Kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth.
Në kërkimet për të po merr pjese edhe Shérbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.