Organizata “Albanians for Trump” (“Shqiptarët për Trumpin”) kanë publikuar një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, përmes së cilës kanë bërë thirrje që presidenti i tanishëm amerikan të votohet për një mandat të dytë.
Ndër të tjera, kjo organizatë e ka përmendur edhe çështjen e Kosovës si arsye për ta përkrahur kreun e tanishëm të Shtëpisë së Bardhë.
Në këtë letër Biden akuzohet gjithashtu për kërkim falje ndaj Serbisë për bombardimet e NATO-s dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Kandidati Biden i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s që çliruan Kosovën dhe ishte ai që riparoi dhe rehabilitoi marrëdhëniet me Serbinë. Vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale, kandidati Biden propozoi një marrëveshje mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi, por për tetë vjet, Biden duke shërbyer si zëvendëspresident, nuk bëri asgjë tjetër përveç se e la Kosovën të pambikëqyrur dhe të harruar plotësisht”, thuhet ndër të tjera në letër. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.