×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Shqiptarët e Kroacisë përurojnë Shtëpinë e Kulturës në Novigrad, Martin Berishaj e Fatmir Sejdiu ia prejnë shiritin

    Reporteri
    24 Nëntor 2024 | 14:03

    Një javë më parë, shqiptarët në Novigrad të Kroacisë kanë përuruar Shtëpinë e Kulturës atje.

    Diçka e tillë u bë e ditur nga ish-deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj.

    “Në Bashkësinë Shqiptare të Istres u hap Shtepia e Kulturës, një hapësirë ku komuniteti shqiptar do të ketë mundësinë të ruajë dhe zhvillojë kulturën, gjuhën, traditën dhe identitetin e tij. Ky është një projekt i realizuar gjatë mandatit tim si deputete”, ka shkruar Lekaj-Prljaskaj në Facebook.

    Në përurimin atë ditë, kishte marrë pjesë edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

    Madje në fotografitë e publikuar shihet që Sejdiu dhe Berishaj kanë prerë shiritin e përurimit të kësaj Shtëpie Kulture në prefekturën e Istrës.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!