×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarët e Luginës do ta padisin Vulinin për termin ‘Siptari’

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 11:26

    Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Luginën e Preshevës po mendon ta padisë ministrin serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulinin për shkak të përdorimit të termit “Siptari” për shqiptarët, ka deklaruar kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa.


    “Kështu po nënçmohen shqiptarët dhe ata po vihen në rendin e dytë të qytetarëve. Kjo është gjuha fyese e viteve të nëntëdhjeta të shekullit të shkuar. Shqiptarët nuk duhet të etiketohen kështu. Kjo gjuhë e Vulinit tregon se ne nuk jemi pjesë e kësaj shoqërie”,ka thënë për rel Mustafa.

    Mustafa ka theksuar se incidentet para furrës së shqiptarit në Beograd janë pasojë e retorikës që promovojnë mediet por edhe disa zyrtarë në Serbi .

    Vulini dje kishte përsëritur se “ndarja me Šiptarët” është zgjidhja për Kosovën.

    Ministri serb i Mbrojtjes ka kohë që e përdor termin ofendues “Šiptari” për shqiptarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!