×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarët e presin Presidentin para Gjykatës Speciale duke brohoritur “O Hashim o hero, krejt Kosova ty të do”

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 21:05

    Shumë shqiptarë të Kosovës, përkrahës të presidentit Hashim Thaçi dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  edhe sot në ditën e katërt të intervistimit kanë pritur pra ndërtesës së Gjykatës Speciale, shkruan Reporteri.net.


    Ata derisa po prisnin që të përfundonte intervistimi i sotëm i presidentit nga nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, kanë kënduar këngë patriotike dhe kanë brohoritur në mbështetje të Thaëit dhe UÇK-së.

    Në videon që ua sjell Reporteri.net mund të shihni atmosferën që ka mbretëruar para Gjykatës Speciale në pritje të përfundimit të intervistimit të presidentit Thaçi. Ata kanë borhoritur “O Hashim, o hero, krejt Kosova ty të do” dhe “UÇK”.

    Sot është dita e katërt prej kur Thaçi po intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, derisa, nuk dihet ende nëse ai do të thirret edhe nesër për intervistim.

    Presidenti kishte deklaruar se në momentin kur të njëjtit t’i konfirmohet aktakuza nga Specialja do ta lirojë pozitën e të parit të shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!