×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarët e veriut po ndjehen të diskriminuar nga Qeveria

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 21:39

    Erhan Rrokateli, zanatin e berberit e kryen në lokalin e marrë me qira në jug të Mitrovicës.


    Ai me pagesë e ka edhe shtëpinë, në pamundësi për të shfrytëzuar tokën që e ka në veri të qytetit.

    Por, ndarja e 11 milionë eurove nga buxheti shtetëror për energjinë e shpenzuar nga banorët e Veriut të Kosovës, po i duke diskriminues, njofton Klan Kosova.

    Njëjtë mendojnë edhe shqiptarë tjerë që janë dëbuar nga veriu e jetojnë në jug me qira.

    Megjithatë, Komuna e Mitrovicës Jugore, këtë javë vendosi që banorët e veriut e të cilët jetojnë në pjesën jugore të qytetit, të mbështeten me nga 30 euro në muaj për pagesën e energjisë elektrike.

    Por kjo shumë e ndarë nuk është se po ju duket e mjaftueshme atyre që iu dedikohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!