×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarët nga Medvegja i shkruajnë letër shefit të OSBE-së në Serbi

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 10:07

    Disa asamblistë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut në Komunën e Medvegjës i janë drejtuar me një letër shefit të OSBE-së në Serbi, Jan Braathu.

    Përmes kësaj letre ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me siç thonë ata në letër, “anashkalimin e plotë” që i është bërë shqiptarëve të Medvegjës në dialogun për implementimin e “Planit 7 pikësh”.

    “Shqiptarët e Medvegjës nuk mund të lihen jashtë çfarëdo lloj dialogu me autoritetet shtetërore serbe. Shkeljet e të drejtave të shqiptarëve janë tepër të mëdha që të mos konsultohen fare përfaqësuesit shqiptarë të Medvegjës”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.

    Po ashtu, ata e kanë ftuar ambasadorin Braathu që të bëj një vizitë në Medvegjë, për të parë nga afër problemin e tyre të pasivizimit të adresave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!