Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja për të cilën ka rënë në pranga ka ndodhur më më 4 maj në via Costantino Baroni kur shqiptari ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur pronarin e një dyqani dhe vajzën e tij gjatë një tentative grabitje.
Teksa po mbyllje dyqani, shqiptari hyri brenda dhe u përpoq të vidhte xhiron ditore. Pasi i ka plagosur babë e bijë, shqiptari mori në pronësi bileta me vlerë rreth 15.000 euro.
Kjo nuk është grabitja e vetme. Edhe më 6 maj tentoi të grabiste një dyqan ushqimesh i armatosur me armë, por dështoi.
Gjatë arrestimit, atij iu gjet një pistoletë, plumba, një thikë, si dhe veshje që i kishte përdorur gjatë grabitjeve./Shqiptarja.com