Dënimi me 10 vjet burg i Elfeta Veselit për vrasjen e 12-vjeçarit serb Slobodan Stojanoviq në vitin 1992 po konsiderohet i turpshëm dhe Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës ka njoftuar se do të paraqesë ankesë kundër këtij aktgjykimi.
Lidhur me këtë rast, Sakib Haliloviq është liruar nga akuzat që rëndonin mbi të se kishte parë vrasjen e 12 vjeçarit dhe s’kishte ndërmarrë asgjë për parandalimin e këtij rasti, transmeton Reporteri.net.
Bazuar në dëshminë e një numri të madh të dëshmitarëve dhe ekpertizave mjekësore, Dhoma Gjyqësore konstatoi se Veseli kreu veprën penale për çka ishte e akuzuar.
Elfeta Veselit në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në në paraburgim që nga 24 marsi 2017, si dhe koha e kaluar në gjatë ekstradimit në Zvicër.
Elfeta Veseli dyshohet se gjatë luftës së Bosnjës më 1992, pranë pranë Zvornikut, në mënyrë mizore vrau 12-vjeçarin serb.
Veseli ishte arrestuar në kantonin zviceran Neuchatel në shtatorin e vitit 2016.
Veseli thuhet të ketë luftuar në njësitin e Naser Oriqit, i cili ishte liruar nga akuzat për krime lufte më 2008 nga Tribunali i Hagës.
Ajo, ka lindur në vitin 1960 në Ferizaj, dhe me familjen e saj ishin shpërngulur në Bosnje. /Reporteri.net