Shërbimi Spitalor Klinik Universitare i Kosovës ka reaguar pas raportimeve se klinikat e QKUK-së nuk po pranojnë më pacientë me COVID-19.
Në reagimin e SHSKUK-së thuhet se në QKUK ka shtretër dhe hapësira të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve të infektuar me këtë virus.
“Zyra për medie e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton se falë punës dhe angazhimit të vazhdueshëm të menaxhmentit dhe përkushtimit nga stafi shëndetësorë është arritur të krijohen hapësira të mjaftueshme për trajtim të pacientëve që kanë nevojë për spitalizim në klinikat e QKUK-së”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Përveç Klinikës Infektive, nga ky shërbim njoftojnë se janë krijuar hapësira me shtretër edhe në Klinikën Infektive 2 ( Mjekësi Sportive), po ashtu në Klinikën Infektive 3 (Interno), por edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe Mjekimin Intensiv-Covid.
“Të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim spitalor mund të shtrihen për trajtim në QKUK, ka hapësira dhe shtretër të mjaftueshme. Lajmet e postuara, se kinse nuk asnjë vend të lirë në QKUK nuk qëndrojnë dhe se QKUK ka ekipet mjekësore 24-orë që ofrojnë trajtim për pacientët me Covid“, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.