Një person ka raportuar në Polici se është marrë me forcë në veturë nga një person dhe është dërguar në një lokal në Prishtinë ku është kanosur dhe sulmuar fizikisht shkaku i një borxhi që viktima thuhet se u ka të dyshuarve.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në raport bëhet e ditur se viktima u sulmua fizikisht nga shtatë persona të tjerë, të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Njoftimi i plotë:
Fushe Kosovë, 10.10.2020-14:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me forcë e ka futur ne veturë dhe e ka dërguar në një lokal ne Prishtine ku aty është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga shtatë persona te tjerë te cilët me pas janë larguar ne drejtim te panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa motivi i rasti dyshohet te jet një borxh qe viktima u ka të dyshuarve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Reporteri.net