×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatë të dënuar fillojnë punën jashtë institucionit korrektues

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 16:55

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se shtatë të burgosur kanë filluar punën jashtë këtij institucioni si aktivitet i nevojshëm për risocializimin e tyre.


    SHKK njofton se punësimi i të burgosurve është fillim i zbatimit të Udhëzimit Administrativ në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur të Smrekonicës për punën e të burgosurve jashtë institucionit korrektues.

    SHKK është duke e realizuar misionin e saj ligjor për parandalimin e përsëritjes së krimit në të ardhmen, duke synuar një shoqëri ku sundon ligji.

    Presim nga shoqëria e gjerë që ti pranoi të burgosurit e punësuar në komunitet si pjesë jetës dhe punës në mjedisin e saj, si dhe të ndihmoi SHKK-në në misionin e saj të risocializimit dhe riintegrimit të të burgosurve në shoqëri në Republikën e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!