×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatorja e Skënderbeut po vendoset në Prizren

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 20:21

    Një ditë para 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, në hyrje të Prizrenit, te vendi i njohur si rrethi i ish Ben Af-it, në afërsi të stacionit të autobusëve ka nisur të vendoset shtatorja e Skënderbeut, shkruan Reporteri.net.


    Reporteri.net  ju sjell fotografi nga vendi i ngjarjes:

    Kjo pjesë tash e tutje do të quhet sheshi i “Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”.

    Vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që ka qenë e planifikuar të vendoset më, 6 maj 2020 në Prizren dhe është shtyrë për shkak të pandemisë.

    Komuna e Prizrenit në nëntor të vitit 2019 nënshkroi memorandum bashkëpunimi me shoqatën “Trojet e Arbrit”, në kuadër të të cilit shkruhej se lokacioni më i përshtatshëm për vendosjen e shtatores është “rrethi i Benafit” në hyrje-daljen e rrugës Prizren-Gjakovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!