×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtëpia e Bardhë: Sapo të formohet Qeveria e re, do ta inkurajojmë që ta vazhdojë dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 20:04

    Edward Price, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se SHBA-të do të inkurajojnë qeverinë e re në Kosovë që të vazhdojë normalizimin e marrëdhënieve me BE-në.


    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gazetarja e pavarur Cristina Maza me anë të Twitter-it, teksa ka cituar Price të ketë uruar zgjedhjet e suksesshme parlamentare të 14 shkurtit.

    “Edward Price tha se SHBA-të e urojnë popullin e Kosovës për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare. Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, SHBA-ja mbështet fuqimisht bisedimet për normalizim në kuadër të BE-së”, thuhet në cicërimën e saj.

    “Ne do të inkurajojmë qeverinë e re, sapo të formohet, të vazhdojë pikat e cekura”, shton tutje Maza, duke cituar zëdhënësin e Departamentit të SHBA-së.

    Kreu i subjektit politik të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, parti kjo e cila deri më tani po prin me rezultat në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka insistuar për idenë se dialogut duhet shikuar nga përmbajtja, e jo koha.

    I njëjti ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është ndër prioritetet kryesore në platformën e tij qeverisëse.

    Në letrën që presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia dërgoi ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, në nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, kërkohej normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!