×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe pse situata me koronavirus është e rënduar, nuk ndalet defi e kënga në Prishtinë

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 13:32

    Në rrjetin social Facebook po qarkullon një video ku shihen një grumbull i grave teksa këndojnë me def në një dasmë në Rrugën “C” në Prishtinë.


    Mosrespektimi i rekomandimeve nga MSH e IKSHPK po vazhdon nga kosovarët edhe në kohën kur COVID-19 po arrin kulmin në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus, ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 178 raste të reja dhe 8 vdekje si pasojë e COVID-19.

    Situata është rënduar edhe më tej, ku vetëm që nga mesnata kanë vdekur edhe 4 pacientë që ishin të shtrirë në Klinikën Infektive, duke e çuar kështu numrin total të vdekjeve në 70.

    Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marrë vendim që të ndalojë tubimet e më shumë se 50 personave në hapësira të mbyllura e të hapura, por siç duket vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, nuk po merren parasysh nga qytetarët e Kosovës.

    Rastet e para me koronavirus në Kosovë u regjistruan më 13 mars.

    Që atëherë, deri më 4 korrik, sipas të dhënave të publikuara nga IKSHPK, 3,356 persona janë infektuar me koronavirus.

    Video:

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!