×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteti që lëshoi Taynën nga konvikti, tregohet i ashpër me deputetin Pacolli

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 17:55

    Qeveria e Kosova para një muaji kishte amnistuar këngëtaren Tayna nga karantina, por të njëjtën gjë nuk po e bënë edhe për deputetin e kuvendit të Kosovës, Behxhet Pacolli.


    Ai sot nëpërmjet një statusi ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës duke thënë se autoritetet kosovare po e pengojnë të vijë në Kosovë, edhe pasi u ka dëshmuar se është i izoluar në Zvicër që dy muaj dhe se u ka dokumentuar këtë.

    Pacolli akuzon Qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, duke thënë se këtë pengesë po ia bën një qeveri që ai e ka votuar, pa votuar rrezimin e saj më parë.

    Pas përplasjeve me qeverinë në detyrë, Pacolli është nisur me privat nga Zvicra, por ai është duke ateruar në Tiranë. Kështu tregojnë të dhënat e fluturimeve online në internet.

    Ai ka leje nga Ministria e Infrastrukturës për të ardhur në Kosovë, por Ministria e Shëndetësisë e ka njoftuar se ai duhet t’u nënshtrohet të njëjtave rregullave si të gjithë qytetarët e tjerë.

    Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Pacolli pati mbetur në Zvicër, kësisoj duke mos arritur të kthehet në vend. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!