×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteti sekuestron dhjetëra telefona në mobi-shopet e Prishtinës

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 16:09

    Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në aksionin e sotëm nëpër mobi-shope janë sekuestruar 46 telefona.


    Përmes një postimi në faqen zyrtarem ATK’ja ka bërë me dije aksioni është zhvilluar në shtatë lokacione.

    “Gjatë ditës së sotme Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë zhvilluar aksion në Prishtinë, në shtatë (7) lokacione të ndryshme, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të ekonomisë jo-formale në sektorin që veprimtari ka shitjen dhe servisimin e telefonave mobil, të njohur ndryshe edhe si mobi shop, i cili është vlerësuar paraprakisht se ka risk të lartë të in-formalitetit.

    Si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar 46 telefona mobil dhe tableta si mall pa dokumentacion, po ashtu gjatë ekzaminimit të dokumentacionit është hasur edhe në mungesë të stoqeve apo nën-deklarim”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!