×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtohen kapacitetet për trajtim të pacientëve me COVID-19

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 22:09

    Po bëhen përgatitjet e fundit. Edhe respiratorët po testohen para se të vihen në shërbim të pacientëve.


    Këtu së shpejti do të vendosen pacientët e infektuar me Covid 19 e të cilët kanë nevojë për trajtim intensiv.

    Për shkak të mbingarkesës me raste në Klinikën Infektive, Qendra e Mjekësisë Sportive ani pse e papërfunduar është funksionalizuar pikërisht për këto raste.

    Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës thotë se janë 32 shtretër të gatshëm për pacientët në nevojë.

    Sejdiu tutje flet edhe për stafin mjekësor që do të angazhohet në këtë Klinikë.

    Këtu, në shërbim janë mbi 30 respiratorë.

    Më shumë se gjysma e tyre janë pjesë e donacioneve për QKUK-në.

    Pacientët që aktualisht po qëndrojnë në Klinikën Infektive e që marrin trajtim në mjekim intensiv, po ashtu do të kalojnë në ambientet e Klinikës së Mjekësisë Sportive.

    Ndryshe, në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës thonë se po planifikojnë zgjerimin edhe në klinika tjera, që do të vihen në shërbim në rast nevoje për pacientët me Covid 19.

    Ndërkohë, Qendra e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim në kuadër të kompleksit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ndërtohet më 2018.

    E njëjta është paraparë për trajtim dhe rehabilitim të sportistëve, pranimit të federatave kosovare dhe Komitetit Olimpik të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!