×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Vendimi për shtrenjtimin e rrymës 16.1% s’përfshin komunat veriore, flasin nga ZRrE-ja

    Reporteri
    28 Prill 2025 | 15:28

    Vendimi për shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind që do të hyjë në fuqi nga 1 qershori, nuk do t’i përfshijë katër komunat veriore.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar ZRrE-ja në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, ku kanë thënë se Elektroserver ka licencë për katër komunat në veri, por s’përcakton tarifa të energjisë për këtë furnizues.

    “Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji me datë 16.04.2025 ka aprovuar tarifat për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU), konform dispozitave ligjore të përcaktuara në Ligjin për Rregullaorin e Energjisë. ZRrE konform dispozitave ligjore të Ligjit për Rregullatorin e Energjise dhe Ligjit për Energjinë Elektrike obligimin e shërbimit universal ia ka dhënë Furnizuesit KESCO për tërë territorin e Republikës së Kosovës.

    Gjithashtu, duhet theksuar se Furnizuesi i energjisë elekrike Elektrosever ka licencë nga ZRRE për katër komunat në veri të Kosovës. Kjo është e përcaktuar në pikën 5 të Marrëveshjes për Energjinë. Pra, ZRRE nuk përcakton tarifa me pakicë të energjisë elektrike për Furnizuesin Elektrosever”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së për Reporteri.net.

    “Vlen të potencohet se tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të transmetimit dhe rrjetit të shpërndarjes duhet të aplikohen nga të gjithë Furnizuesit e energjisë elektrike të regjistruar në Kosovë, përfshirë edhe Furnizuesin Elektrosever”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së për Reporteri.net.

    Sipas tyre, Elektroseveri duhet të aplikojë tarifat e përcaktuara vetëm për rrjetin e transmetimit dhe të shpërndarjes.

    Më 11 prill, Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendosi që rryma të shtrenjtohet për 16 përqind.

    Përmes një njoftimi që patën bërë, ZRrE thoshte se rritja është për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

    “Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%”, thuhej në njoftim e 11 prillit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!