Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës për 15%.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se brenda një viti çmimi i energjisë elektrike është rritur dy herë.
“Të gjithëve na kujtohet kur Kurti opozitar, në fushatë elektorale thoshte se ”çmimi i energjisë është i latë dhe se kur LVV të vije në qeveri do ta ulë çmimin e energjisë”. Ku jemi sot?
Brenda një viti dy herë ngritet çmimi i energjisë elektrike.” Shkruan Bajrami, transmeton Reporteri.net.
Tutje Bajrami shtoi se Kurti ka bërë të kundërtën e asasj që ka premtuar.
“Qeveria Kurti i ka paguar 35 milionë euro në 2021 dhe 63 milionë euro për vitin 2022, për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore, mjete këto të ndara nga buxheti – tatimet e taksat tona.
Për këto dy vite qeverisje, qeveria Kurti ka bërë saktë të kundërten e asaj që kanë premtu.
Dështim në çdo sektor!” tha Bajrami./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.