Qeveria Kurti kishte paralajmëruar për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, kurse opozita në krye me AAK-në është organizuar për mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
Burime të gazetës online Reporteri.net mësojnë se opozita e përbërë nga PDK, AAK, Nisma dhe disa deputetë minoritarë joserbë, i kanë mbledhur mbi 40 nënshkrime.
Si pasojë e kësaj, seanca e jashtëzakonshme do të mbahet të hënën në orën 11./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.