×
  • Lajme
  • Lajme / Emisari evropian

    Si duhet të përfundojë dialogu, Lajçak: U takon dy palëve të vendosin se cili do të jetë fundi

    Reporteri
    30 Gusht 2024 | 19:59
    Takimi i Nivelit të Lartë Kurti-Vuçiq, me ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në Bruksel. 27.02.2023.

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka folur për vazhdimin e procesit të dialogut.

    Ai ka thënë se dialogu duhet të përfundojë , me marrëveshje ligjërisht obliguese për normalizimin e marrdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, në rolin tim aktual, mundem vetëm të përdor gjuhën zyrtare të Bashkimit Evropian, që dialogu duhet të përfundojë me marrëveshjen ligjërisht obliguese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e mbetura dhe do t’i hapte rrugë të ardhmes evropiane.”, ka thënë Lajçak në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

    Lajçak po ashtu njoftoi se aktualisht, janë duke përgatitur takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh.

    “Dhe, ne jemi gjithmonë të gatshëm për këtë. Duhet të ketë agjendë, duhet të ketë gatishmëri. Tani për tani, hapi i radhës është takimi i kryenegociatorëve.”, u shpreh ai.

    Emisari evropian shpreh se qëndrimi i Bashkimit Evropian nuk ka ndryshuar.

    “Dhe, po ashtu, Bashkimi Evropian thotë se u takon dy palëve të vendosin se cili do të jetë fundi. Ne nuk po imponojmë, nuk po diktojmë. Por, sigurisht, i kemi pritjet tona. Dhe, kur unë përmend marrëveshjen ligjërisht obliguese, kjo flet shumë, po ashtu. Por, nuk jemi aty dhe sigurisht se do të ishte gabim diplomatik imi të thosha se si e shoh fundin e procesit. Jam këtu t’u ndihmoj palëve të arrijnë marrëveshje ligjërisht obliguese për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!