×
  • Lajme
  • Lajme

    Si duken dhomat e Paraburgimit në Speciale, qelitë me televizorë e radio

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 14:46

    Salih Mustafa, është ish-pjesëtari i parë i UÇK-së i arrestuar nga Specialja.


    Një ditë para arrestimit, Specialja ka publikuar rregullat e paraburgimit në qendrën e mbajtjes së saj në burgun holandez.

    Aty janë dhënë edhe detaje se si duket dhoma e një të paraburgosuri në këtë qendër të mbajtjes.

    Pjesa 10 Pajisjet elektronike

    1. Qelitë e të paraburgosurve janë të pajisura me televizorë dhe një radio qendrore.
    2. Të paraburgosurve u lejohet të kenë në zotërim pajisje të tjera elektronike vetëm me autorizimin e shefit të paraburgimit. Pajisjet elektronike autorizohen vetëm në rrethanat e mëposhtme:
    3. nëse përdorimi i tyre është i lejuar në Holandë (miratimi CE);
      nëse paketimi i tyre është i pacenuar dhe numri i identifikimit dhe i serisë lexohen plotësisht;.
    4. Po ashtu Specialja ka sqaruar edhe substancat, pajisjet dhe gjësendet e tjera të cilat janë të ndaluara rreptësisht të futen në qelinë e një të paraburgosuri.

    Pjesa 1 Qëllimi dhe fushëveprimi

    1. Shefi i Paraburgimit i Njësisë së Paraburgimit të Dhomave të Specializuara (‘Njësia e Paraburgimit’) lëshon këtë Udhëzim në përputhje me rregullën 4.6 të Rregullores së Paraburgimit dhe duke mbajtur parasysh rregullat 25.1, 25.3, 26.2, 27.2 dhe 27.3 të Rregullores së Paraburgimit, me miratimin e Administratorit.
    2. Ky Udhëzim përcakton: a. sendet dhe substancat e ndaluara në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara (‘objekti i paraburgimit’) i cili gjendet në burgun holandez në Hagë (‘burgu’); b. kufizimet sasiore në lidhje me artikuj të caktuar që një i paraburgosur mund të ketë në zotërim gjatë qëndrimit në objektin e paraburgimit; dhe c. sendet dhe substancat që lejohen në objektin e paraburgimit në raste specifike.
    3. Qëllimi i ndalimeve dhe kufizimeve të përcaktuara në këtë Udhëzim në lidhje me sendet dhe substancat është garantimi i sigurisë dhe rregullit në objektin e paraburgimit.
    4. Ky Udhëzim interpretohet dhe zbatohet në përputhje me Rregulloren e Paraburgimit, duke përfshirë Udhëzuesin e Punës përmendur në rregullën 63 të Rregullores së Paraburgimit, si edhe udhëzuesit e punës dhe udhëzimet e tjera të miratuara ose lëshuara në bazë të rregullës 4 të Rregullores së Paraburgimit.

    Pjesa 2 Dispozita të përgjithshme

    1. Gjatë qëndrimit të tyre në objektin e paraburgimit, të paraburgosurit nuk lejohen të kenë në zotërim sende ose substanca të ndaluara dhe duhet të respektojnë kufizimet sasiore në lidhje me disa artikuj.
    2. Mbrojtësve, vizitorëve dhe personave të tjerë të cilët mund të jenë të autorizuar të hyjnë në objektin e paraburgimit, si për shembull kontraktuesit, nuk u lejohet futja e sendeve ose substancave të ndaluara në burg ose në objektin e paraburgimit.
    3. Orvatjet për futjen e sendeve ose substancave të ndaluara në burg ose në objektin e paraburgimit mund të kenë për pasojë procedime disiplinore, administrative ose penale para autoriteteve kompetente, duke përfshirë autoritetet e Holandës, sipas rastit.
    4. Orvatjet për futjen në burg ose në objektin e paraburgimit, të telefonave mobilë, ose sendeve të rrezikshme të ndaluara, si armë, municion, mjete shpërthyese, drogë apo substanca psikotropike, u raportohen menjëherë autoriteteve kompetente.
    5. Pa paragjykuar paragrafët 3 dhe 4 përmendur më lart, në bazë të nenit 7.2 të Udhëzuesit të Punës për Disiplinën miratuar në përputhje me rregullën 63 të Rregullores së Paraburgimit, mosrespektimi i dispozitave të këtij Udhëzimi nga një i paraburgosur përbën shkelje disiplinore.

    Pjesa 3 Sendet dhe substancat rreptësisht të ndaluara

    1. Ndalohen rreptësisht sendet dhe substancat e mëposhtme: a. armë, si për shembull armë zjarri, thika, eksplozivë, duke përfshirë kopje të armëve dhe armëlodra; b. lëndë ose mjete shpërthyese; c. kimikate që mund të përdoren për prodhimin e eksplozivëve, si për shembull peroksid hidrogjeni ose bateri litiumi; d. spërkatës Aerosol me shtypje; e. lëngje ose substanca ndezëse ose gërryese; f. substanca helmuese; g. narkotikë ose substanca psikotropike dhe sende ose pajisje që përdoren bashkë me to; h. substanca të dopingut; i. medikamente, suplemente, vitamina dhe barna natyrore (përveçse me autorizim); j. gjilpëra dhe shiringa hipodermike (përveçse me autorizim); k. cigare elektronike; l. alkool dhe prodhime me bazë alkooli; m. çeqe urdhërpagesa, dhe kartela për pagesa; n. para të gatshme ose në çfarëdo forme tjetër (përveçse kur vizitori sjell para të gatshme për t’i depozituar në llogarinë e të paraburgosurit); o. dokumente identifikimi të rreme; p. pajisje dhe sende që mund të përdoren për ruajtjen e informacionit, ndër të tjera: (1) kompjuterë, përfshirë kompjuterë-tableta; (2) fotoaparate dhe videokamera; (3) pajisje për incizimin e zërit; (4) aparate MP3; (5) kartela për memorie të bartshme; (6) USB; (7) pajisje për memorie të jashtme; (8) aparatura për videolojra.

    Gjithashtu ndalohen edhe pjesë dhe sende që përdoren në lidhje me pajisjet e lartpërmendura, si për shembull CD dhe DVD (përveçse kur janë në formatin origjinal dhe me autorizim). q. Pajisje dhe sende që mund të përdoren për komunikim elektronik, duke përfshirë: (1) telefonat mobilë me pajisjet shoqëruese, si ngarkuesit; (2) orët inteligjente; PUBLIC 23/09/2020 KSC-BD-31/sqi/3 of 7 Dhomat e Specializuara të Kosovës Udhëzim i Njësisë së Paraburgimit mbi Sendet dhe Substancat e Ndaluara në Objektin e Paraburgimit KSC-BD-31 Faqe 4 nga 7 Versioni: 1.0 Data e versionit: 23/09/2020 (3) radio-telefonat; (4) kartelat SIM; (5) modemet; (6) antena individuale; (7) aparaturat për videolojra; (8) aparate për matjen e pulsit (përveçse me autorizim). Gjithashtu ndalohen edhe pjesë dhe sende që përdoren në lidhje me pajisjet e lartpërmendura. r. Pajisje dhe sende që mund të përdoren për mbikëqyrje (vëzhgim), duke përfshirë: (1) sensorët e lëvizjes; (2) dëgjueset që punojnë me radiovalë; (3) radio-telefonat; (4) dylbitë; (5) instrumente të tjera optike të përshtatshme për vëzhgim. s. disqet CD/DVD-ROM për memorie të bartshme; t. magnetet dhe pajisjet magnetike; u. pajisjet për tatuazhe dhe shpim; v. simbole të natyrës politike, ushtarake, kriminale ose diskriminuese në emblema, postera, medalje, stema, printime në tesha ose në gjësende të tjera; ë. materiale që nxisin dhunë, racizëm ose urrejtje.

    1. Gjithashtu, shefi i paraburgimit mund të ndalojë edhe sendet ose substancat e përcaktuara në rregullën 25.3 të Rregullores së Paraburgimit.
    2. Duke qenë se objekti i paraburgimit gjendet brenda në burg, burgu mund të refuzojë pranimin e sendeve që përbëjnë rrezik për sigurinë ose rregullin e burgut, apo për shëndetin ose sigurinë e personave në burg.

    Pjesa 4 Sende dhe substanca të tjera të ndaluara për vizitorët

    1. Mbrojtësve, vizitorëve dhe personave të tjerë të cilët mund të jenë të autorizuar të hyjnë në objektin e paraburgimit nuk u lejohet të sjellin produkte të duhanit, pajisje për pirjen e duhanit dhe artikuj të tjerë të konsumueshëm, si ushqim, pije dhe produkte të kujdesit personal. Atyre nuk u lejohet sjellja e këtyre artikujve për nevojat e të paraburgosurve.
    2. Artikujt për përdorim vetjak, si çantat e dorës, kuletat, paratë e gatshme dhe çelësat, lihen dhe kyçen në dollapët e vendosur në hyrjen e burgut. Për shkak të numrit të kufizuar të dollapëve, këshillohet qe me ardhjen në burg të merren sa më pak gjëra me vete.
    3. Vizitorët mund të mbajnë me vete si vijon: a. pasaportën ose letërnjoftimin – deri tek hyrja e objektit të paraburgimit; b. para të gatshme që dëshirojnë t’i depozitojnë në llogarinë e të paraburgosurit që vizitojnë – deri te hyrja e objektit të paraburgimit; c. sende për fëmijë të moshës deri në katër (4) vjeç, specifikisht të autorizuara – deri te hapësira për vizita; d. sende që u nevojiten për arsye shëndetësore, me përjashtim të medikamenteve, si për shembull pompë për astmë, karrige me rrota për invalidë, ose shkop për të ecur – deri tek hapësira për vizita; e. barna me recetë të lëshuar nga mjeku në përputhje me pjesën 5 të këtij Udhëzimi – deri tek hyrja e objektit të paraburgimit.
    4. Nëse dëshirojnë të sjellin sende për të paraburgosurit, vizitorët ua dorëzojnë ato personelit të Njësisë së Paraburgimit në hyrjen e burgut dhe u përmbahen procedurave përkatëse për sjelljen e sendeve në objektin e paraburgimit. Vizitorëve nuk u lejohet që sende të tilla, duke përfshirë para të gatshme, t’i mbajnë me vete ose t’ua dorëzojnë drejtpërsëdrejti të paraburgosurve. Procedurat për sjelljen e sendeve në objektin e paraburgimit gjatë vizitave prej anëtarëve të familjes dhe personave të tjerë përcaktohen në Udhëzimin e Njësisë së Paraburgimit mbi Procedurat e Vizitave nga Anëtarë të Familjes dhe Vizitorë të tjerë Personalë.

    Pjesa 5 Barnat e vizitorëve

    1. Megjithëse barnat ndalohen në bazë të pjesës 3.1.i të këtij Udhëzimi, një vizitor mund t’i kërkojë Njësisë së Paraburgimit në rrethana të jashtëzakonshme që t’i lejohet të marrë me vete barna me recetë të lëshuar nga mjeku të cilat vizitori duhet t’i marrë në një kohë të caktuar që përputhet me kohën e vizitës. Vizitori kërkon një lejë të tillë kur bën kërkesën për lejë për vizitë, ose kur planifikon vizitë, sipas rastit.
    2. Në rast se i miratohet një kërkesë e tillë, vizitori mund t’i sjellë me vete barnat e lejuara deri tek hyrja e objektit të paraburgimit. Tek hyrja, vizitori ia dorëzon barnat personelit të Njësisë së Paraburgimit. Vizitorit i mundësohet marrja e barnave në kohën e caktuar nga mjeku.
    3. Vizitorët e kanë të ndaluar të mbajnë me vete barna brenda objektit të paraburgimit, duke përfshirë edhe brenda hapësirës për vizita.

    Pjesa 6 Vizitat e mbrojtësve në objektin e paraburgimit

    1. Në përputhje me rregullën 26 të Rregullores së Paraburgimit, mbrojtësi që vjen në burg për të vizituar klientin e vet në objektin e paraburgimit, lejohet të sjellë me vete dokumente shkresore, dokumente në lidhje me çështjen gjyqësore dhe materiale të tjera të nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes, në varësi të nenit 11.3 të Udhëzuesit të Punës për Vizitat dhe Komunikimet e Mbrojtësve miratuar në bazë të rregullës 63 të Rregullores së Paraburgimit.
    2. Kur mbrojtësi vjen në burg për të vizituar klientin në objektin e paraburgimit, me vete ka të drejtë të sjellë: a. kompjuter personal të bartshëm (laptop) që përmban dokumente për përgatitjen e mbrojtjes; dhe b. disqe CD-ROM dhe DVD që përmbajnë komunikime të privilegjuara, dokumente të punës së kryer, ose dokumente në lidhje me çështjen gjyqësore.
    3. Procedura për sjelljen e sendeve në objektin e paraburgimit për mbrojtësit përcaktohet në Rregulloren e Brendshme të Objektit të Paraburgimit.

    Pjesa 7 Telefoni mobil i mbrojtësit

    Për të shmangur çdo dyshim, kur hyn në burg për të vizituar klientin në objektin e paraburgimit, mbrojtësi e ka të ndaluar futjen e telefonave mobilë ose aparateve të tjera për komunikim në objektin e paraburgimit.

    Pjesa 8 Sende që të paraburgosurve u janë vënë në dispozicion për përdorim

    1. Të gjitha qelitë janë të mobiluara dhe pajisura me orendi dhe sende të tjera të nevojshme, ndër të cilat, krevate, karrige, tavolina pune, batanije, çarçafë dhe jastëkë. Të paraburgosurve nuk u lejohet të sjellin orendi ose sende të veta që tashmë u janë vënë në dispozicion nga Njësia e Paraburgimit.
    2. Po ashtu, të paraburgosurve u sigurohen produkte për higjienë personale si dhe pajisje dhe artikuj përgjithësisht për pastrim. Atyre u lejohet të mbajnë në zotërim vetëm sasi të arsyeshme të këtyre artikujve në mënyrë që të mos tejkalohet hapësira e paraparë për mbajtjen e tyre në qelitë e të paraburgosurve.

    Pjesa 9 Sasitë e lejuara dhe hapësira për mbajtjen e sendeve të caktuara

    1. Lloji dhe sasia e sendeve të lejuara kufizohen në bazë të hapësirës së paraparë për mbajtjen e tyre në qelinë e të paraburgosurit, përkatësisht në raftet mbi tavolinën e punës dhe në dollap. Për arsye të sigurisë, duke përfshirë mbrojtjen nga zjarri, të paraburgosurit nuk i lejohet që të mbajë sende në vende të tjera në qeli.
    2. Të paraburgosurit i lejohet që në çdo kohë të ketë në zotërim më së shumti: a. 20 CD dhe/ose DVD (së bashku) në formatin origjinal të tyre; dhe b. 20 libra; dhe c. 20 revista dhe/ose gazeta (së bashku); dhe d. prodhime duhani të sasisë së barabartë me 10 kuti cigare (200 cigare / 1 stekë); ose e. 100 cigare puro të holla; ose f. 50 cigare puro të trasha; ose g. 250 gram duhan.
    3. Të paraburgosurit mund t’i lejohet të mbajë shkrepëse në sasi të arsyeshme, ose një çakmak, për nevoja të pirjes së duhanit, me kusht që të jenë blerë në dyqanin e burgut. 4. Të paraburgosurit i lejohet të varë fotografi, postera dhe sende të tjera të vogla në tabelën e fiksuar në murin e qelisë pikërisht për këtë qëllim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!