×
  • Lajme
  • Lajme

    Si duket sot tregu në Ulpianë, dhe si do të ndryshojë me projektin e ri

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 17:09

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar sot se është shpallur fituesi i konkursit për tregun e Ulpianës, ndonëse, nuk ka dhënë detaje për kë bëhet fjalë.


    Ndërkohë, Komuna e Prishtinës, në një postim në Facebook, ka shkruar se “Tregu në lagjen Ulpiana do të transformohet për të marrë pamje të re”.

    Kushdo që ka vizituar tregun e Ulpianës e di se gjendja është aspak e mirë dhe qe 20 vjet pasluftës nuk është bërë asnjë investim dhe pastërtia fare nuk ka qenë në nivelin e duhur, shkruan Reporteri.net.

    Por nga fotot e postuara nga komuna e Prishtinës shihet se pas dy dy dekadash edhe kësaj pjese do i kthehet shkëlqimi, gjithmonë duke u bazuar në planin si është paraparë të transformohet.

    Me projektin e ri tregu do të marrë një pamje modern që ofron kushte cilësore për qytetarët dhe afaristët që ofrojnë shërbime aty. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!