×
  • Lajme
  • Lajme

    Si i shpëtoi viçi aksionit të policisë në Veri

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 19:07

    Aksioni i sotëm i policisë kundrejt një grupi kriminal, ka përfshirë edhe një firmë lopësh, në një fshat të Vushtrrisë.


    Pronarit të këtij biznesi i janë konfiskuar disa kafshë, për të cilat dyshohet se janë blerë e shitur falë kontrabandës së mundësuar nga ky grup kriminal.

    Në aksionin që u zhvillua në fshatin e Vushtrrisë, përpak sa nuk u konfiskua edhe një viç, vetëm 3-4 ditësh.

    Kafsha e vogël dyshohej se ishte pjellë e njërës nga lopët e kontrabanduara, raporton Klan Kosova.

    Por, viçi i vogël e dëshmoi vetë të kundërtën, dhe kështu nuk u konfiskua nga Agjencioni i Veterinës, falë një zhvillimi të jashtëzakonshëm dhe shumë emocional.

    Kujtojmë se në aksionin e sotëm të përqendruar kryesisht në veri të Mitrovicës janë arrestuar 19 punonjës të policisë, 11 prej tyre të nacionalitetit serb, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë.

    Pamje nga e gjithë ajo çfarë ndodhi sot në Veri

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!