×
  • Lajme
  • Lajme

    “Si janë puntë në Kosovë?” – Haradinaj tregon bisedën që pati me Millosheviqin në Hagë

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 22:10

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se çka ka biseduar me famëkeqin Sllobodan Millosheviqin, në burgun e Hagës.


    Haradinaj tha se Millosheviq në Hagë nuk dukej ashtu si në paraqitjet televizive sa ishte president i ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.

    “E kam parë disa herë, kemi qenë në kate të ndryshme, unë kam qenë në katin e tretë, ai në katin e parë për shkak të moshës dhe afërsisë̈ me sallat e punës për avokatët. Por, zakonisht kur kemi pasur vizita apo takime me avokatë, kemi shfrytëzuar të njëjtat hapësira të përbashkëta”, rrëfeu Haradinaj.

    Ai tha se Millosheviq kishte tjera rroba dhe nuk ishte i njëjti që kishte qenë. Sipas Haradinajt, Millosheviq e pyeti se si ishin punët në Kosovë derisa vet ishte në Hagë.

    “Herën e parë nuk e njoha, e kemi parë në televizor, me kostum, aty e kishte lëshuar fort, kishte rënë për tokë, kishte tuta, një jelek si të peshkatarëve me shumë xhepa dhe më foli në anglisht. Një anglishte të lodhur, më tha a je filani? Unë nuk e dita me kë po flas dhe u ndala po e shihja, dhe tha, unë jam Millosheviçi, po ishte një distancë ashtu. Tha, si po të duket këtu? Pyetja e parë që ma bëri dhe ky ishte një farë cinizmi, që shyqyr që erdhe ti, i thashë, nuk e di, ju jeni më gjatë…., si po kalon? Kuptohet, aty kishte edhe gardian, dhe personel, dhe më tha e merr vesh vetë. Dy tre raste kam pasur. Më tha si është puna atje poshtë, i thash ku poshtë? Në Kosovë, i thashë jo mirë. Tha pse? I thashë kemi problem me evropianët, ata duan të na bëjnë shtet multietnik, por edhe amerikanët, shumë probleme. Më tha pse? I thash po donë me na e bë ushtrinë si të vetën, edhe kjo nuk i pëlqeu fare. Kjo ka qenë hera e fundit që kemi komunikuar. Aty kanë qenë të gjithë, Shesheli, etj. Disa prej tyre kanë pasur mënyra me sqaru historinë e popullit të vet” shtoi Haradinaj në ABC.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!