Një nga pikat e bankës BKT është grabitur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, bën të ditur se grabitja është realizuar duke dëmtuar bankomatin me një mjet shpërthyes nga disa persona, shkruan Reporteri.net.
Borovci njofton se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar dhe nuk ka të arrestuar për këtë rast.
“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa perona rë dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë me armëzjarri në drejtim të një personi (roje). Nuk raportohet për persona të lënduar. Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar Borovci.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti i grabitjes:
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.