×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Si shkak për rritjen e rasteve, Zemaj përmend edhe ardhjen e mërgimtarëve

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 15:47

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se sot ka pasur një mbledhje të jashtëzakonshme të Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës lidhur me Covid-19, shkruan Reporteri.


    Në këtë takim Zemaj ka thënë se është diskutuar për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës lidhur me Covid-19.

    Ai ka thënë se janë pajtuar që është koha të veprohet urgjentisht për të parandaluar përkeqësimin e situatës, për çka siç ka thënë Zemaj tashmë janë shenjat e para, shkruan Reporteri.

    Zemaj ka thënë se sipas të dhënave, rritja e numrit të rasteve vjen nga institucionet publike, që siç ka thënë ai është një tregues shumë i keq dhe që flet se ajo që është thënë në takimin e fundit të Komitetit se ka mos-dicipilinë në administratën shtetërore sa u përket zbatimit të masave, po del të jetë e vërtetë.

    Zemaj ka thënë se këtu është edhe sektori i gastonomisë, ku nuk po zbatohen masat.

    Por, Zemaj shton se në rritjen e rasteve ka ndikuar edhe “heqja e Kosovës nga lista e vendeve me rrezik të lartë dhe ardhja masive e bashkatdhetarëve këtyre ditëve nga vendet evropiane”.

    Ai ka kërkuar që ë të gjitha institucionet t’i ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish sikurse edhe veprimtaritë e ndryshme krejtësisht të panevojshme si promovimet e ndryshme, tubimet publike dhe aktivitete të tjera që mund të shmangen dhe nuk janë domosdo që të mbahen me prani e grumbullim të njerëzve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!