×
  • Lajme
  • Lajme

    Sibel Halimi aderon në LDK, Abdixhiku: Është nder ta kemi në mesin tonë

    Reporteri
    21 Mars 2021 | 11:56

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka paraqitur aderimin më të ri në LDK. Ajo është aktivistja Sibel Halimi, e cila po ashtu dje u zgjedh anëtare e kryesisë së LDK-së.


    Abdixhiku ka shkruar se është nder për LDK-në që Halimi është pjesë e partisë.

    “Nga dje, ajo është anëtare e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Është nder ta kemi në mesin tonë. Sibeli është doktorante në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës me temën “Trupi si konstrukt shoqëror: Drejt sociologjisë së trupit në Kosovë”. Si ligjëruese në Fakultetin Filozofik, ajo ishte edhe anëtare e bashkëudhëheqëse e Shoqatës së Filozofëve në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku në një shkrim në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!