×
  • Lajme
  • Lajme

    Simmons i kundërpërgjigjet EULEX-it: I ftojë që të bëjnë hetim publik, ta vendosin qytetarët e Kosovës kush po e thotë të vërtetën

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 22:19

    Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, iu është kundërpërgjigjut misionit të BE’së për sundim të ligjit, duke kërkuar që të bëjë një hetim të plotë publik, e më pas “t’ua lënë qytetarëve të Kosovës të gjykojë kush po e thotë të vërtetën”.


    Simmons, me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’, ka thënë se EULEX-i çdoherë e ka zvetënuar të vërtetën dhe drejtësinë.

    “I ftoj Lars-Gunnar Wigemark dhe EULEX-in në Kosovë të bashkëpunojnë për një hetim të plotë publik. T’i lëmë qytetarët e Kosovës ta gjykojnë se kush po e thotë të vërtetën”, ka shkruar Simmons, derisa ka përmendur edhe llogarinë e kryeministrit Albin Kurti.

    Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, ka reaguar pas deklaratave të sotme të ish-kryesuesit të gjykatësve të këtij misioni, Malcolm Simmons, i cili ka përmendur shumë skandale që thotë se e kanë karakterizuar këtë mision evropian.

    “Nëse prania e parregullsive ishte aq e qartë për të, atëherë pse ai nuk e kreu punën e tij si mbikëqyrës dhe pse nuk i lajmëroi menjëherë autoritetet e BE-së? Në vend që ta bënte atë, Simmons zyrtarisht raportoi pretendime për shkelje që përfshinin stafin e EULEX-it dhe EEAS-it më 2 shtator 2017, që është vetëm pasi në tetor 2016 kishin filluar disa procedura disiplinore kundër tij për pretendime për shkelje. Pas përfundimit të angazhimit të tij në EULEX, Simmons nuk shërbeu më si gjyqtarë në Mbretërinë e Bashkuar”, u tha ndër të tjera në reagimin e tyre.

    Ish-kryetari i asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons para deputetëve sot, përveç tjerash, ka thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale.

    “Në Gjykatën Speciale kam po aq besim sa do të kisha pasur në një gjykatë në Rusi apo në Iran. Ky është niveli i besimit që unë e kam në Dhomat e Specilizuara të Kosovës”, tha Simmons.

    Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të reagojë pasi tha se Gjykata Speciale “është aty vetëm për t’i ndëshkuar ish-komandantët e UÇK-së”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!