×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikalistët shëndetësorë kërkojnë takim urgjent me Osmanin, Konjufcën dhe Kurtin

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 16:15

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se i është adresuar me kërkesa për takim urgjent krerëve të shtetit.


    Sipas njoftimit për media të FSSHK-së, mantelbardhët po kërkojnë takim me presidenten, Vjosa Osmani, kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

    “Ditëve në vazhdim do të mblidhen të gjitha shoqatat sindikale, odat e profesionistëve shëndetësorë ku do të bashkërendohen aktivitetet dhe veprimet sindikale të mëtutjeshme pas datës 13 Shtator 2021”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!