×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Policisë distancohet nga veprimet e kryetarit të suspenduar

    Reporteri
    10 Maj 2024 | 23:16

    Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka konfirmuar suspendimin e kryetarit të Sindikatës, Imer Zeqiri, për të cilin ka shkruar të premten gazeta online Reporteri.net.

    Lajmi është bërë i ditur nga burime të gazetës online Reporteri.net në Policinë e Kosovës.

    Burimet bëjnë të ditur se Zeqiri i ka incizuar pa autorizim kolegët e tij të zyrës, gjegjësisht nënkryetarët e kësaj sindikate.

    Këshilli la deklaruar se është distancuar nga veprimet kundërligjore të Zeqirit dhe kujtdo qofshin ato.

    “Sot me datë 10.05.2024, Këshilli Drejtues i Sindikatës se Policisë se Kosovës me shqetësim ka ndjekur zhvillimet rreth perfshirjes se njërit nga anetarët e Kryesise Ekzekutive të SPK-së respektivisht Kryetarit te SPK-se ne veprime te kunderligjshme, ku me rekomandim te IPK-së edhe është suspenduar Kryetari i Sindikatës së Policisë së Koosvës  Imer Zeqiri nën dyshimin se i njejti ka kryer vepren penale Fotografim dhe inqizime tjerat te paautorizuara nga neni 202 i KPRK-së”, thuhet në reagim.

    “Këshilli Drejtues i SPK-së distancohet nga veprimet kunderligjore te kujtdo çofshin ato, duke premtuar angazhim te plotë dhe të vazhdueshëm ne permiresimin e kushteve te punës dhe ngritjen e mirqenjes se punonjesve te PK-së . Ditëve ne vijim KD i SPK – së do te dal me njoftim shtesë rreth zhvillimeve të fundit ne SPK”, thuhet më tej.

     

    Suspendohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, incizoi tinëz kolegët

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!