×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e RTK-së dënon sulmin mbi gazetarin Altin Ahmeti

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 8:17

    Sulmin fizik të ndodhur mbrëmë vonë mbi gazetarin e RTK-së, Altin Ahmeti e ka dënuar sindikata e këtij institucioni media.


    “Sindikata e Pavarur e RTK-së dënon ashpër aktin e dhunës ndaj kryeredaktorit të ueb-faqes së RTK-së, Altin Ahmeti i cili është sulmuar mbrëmë nga disa persona në një lokal të Prishtinës”.

    “Sindikata kërkon nga organet e drejtësisë që të marrin të gjitha masat ligjore në mënyrë që kryesit e këtij akti të shëmtuar të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e kryetarit të kësaj sindikate, Fadil Hoxha, transmeton Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!