×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Zjarrfikësve tregon gjendjen në të cilën është Kosova në këtë fushë

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 20:09

    Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës, me rastin e Ditës Nderkombëtare të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ka lëshuar një komunikatë për media duke theksuar edhe njëherë gjendjen në të cilën kjo ditë e gjen Kosovën.


    Përmes kësaj komunikate, zjarrfikësit kanë bërë të ditur se kjo ditë po e gjen vendin tonë në gjendje jo të mirë, me shumë paqartësi dhe të pa organizuar si dhe pa Status të Definuar.

    Tutje, ata kanë përmendur të shkeljet dhe diskriminimet që po iu bëhen, duke thënë se mungojnë edhe shumë pajisje e kushte të punës.

    Kjo sindikatë ka apeluar Qeverië e Kosovës dhe Ministritë përkatëse dhe Kryetarët e Komunave ti Harmonizojnë Qëndrimet qe te angazhohen qe kjo gjendje te tejkalohet dhe zjarrfikësve te ju kthehet dinjiteti.

    Komunikata e plotë e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës:

    4- Maji, Dita ndërkombëtare e zjarr fikjes dhe Shpëtimit edhe ketë vit shërbimin e zjarrfikjes në Kosovë edhe ketë vit e gjen ne gjendje jo të mirë, me shumë paqartësi dhe të pa organizuar, te pa definuar sa i përket Kompetencave Menaxhuese, Statusi i pa Definuar dhe gjithashtu edhe sa i përket te drejtave te punëtorëve, ( shkeljeve dhe diskriminimeve )Pajisjeve te punës, kushteve te punës, etj

    Kjo ditë ne mbarë Boten shënohet si ditë solemne, me vizita te ndryshme nga institucionet dhe komuniteti, qëllimi qe Zjarrfikësit te respektohen për punën dhe sakrificat e tyre për tu dale në ndihmë qytetarëve kur do qe kanë nevojë, demonstrimi i shkathtësive profesionale, demonstrimi i gatishmërisë emergjente sipas misionit te Zjarrfikjes dhe Shpetimit , Shpëtimi i jetës se njeriut dhe te mirave Materiale, Ndarja e mirënjohjeve dhe shpërblimeve te ndryshme për profesionin fisnik dhe human të Zjarrfiksëve, qe per te shpëtuar jetën e qytetarëve rrezikojnë jetën e tyre.

    Edhe pse vitin qe shkoi dhe ketë vit ka shpresa se do te ketë ndryshime pozitive, vërehet angazhimi i Kryeministrit Haradinaj dhe Kabinetit Qeveritar ende jemi larg nga ajo qe duhet dëshiruar qe shërbimi te jete funksional dhe te meritoj epitetin e shpëtimtarit
    Sipas misionit.

    Sfidë kryesore mbetet zbatimi i ligjeve, definimi i kompetencave ne mes nivelit Qendror dhe lokal, ndarja e përgjegjësive, marrja e obligimeve se kush duhet te përkujdesët për Zjarrfikësit kjo shkakton probleme dhe zjarrfikësit pësojnë pikërisht nga ky dualizëm i krijuar. Sepse edhe ndarja e mjeteve nga niveli qendror paraqet problem se si te alokohen, sepse zjarrfikësit pagat i marrin nga Komunat dhe Ligjërisht janë staf i MPB/ AME kjo dëshmon se mjetet e ndara nga qeveria për ngritje te koeficienti, kompensimin e ndërrimeve te natës, orët jashtë orarit nuk janë kompensua pikërisht për shkak te procedurave administrative ligjore dhe kjo i ka irrituar Zjarrfikësit, konsiderojmë se kto shkelje ligjore po bien mbi supet e zjarrfikësve

    Sfidë tjetër mbetet numri i vogël i Zjarrfikësve, pajisjet dhe mjetet e punës, pajisje te pa atestuara sipas deklaratës se prodhuesit, mos aplikimi i sigurimeve shëndetësore, ku zjarrfikësit shpenzimet mjekësore për lëndimet ne vendin e punës duhet vet i paguajnë.

    Prandaj apelojmë qe Qeveria e Kosovës dhe Ministritë përkatëse dhe Kryetarët e Komunave ti Harmonizojnë Qëndrimet qe te angazhohen qe kjo gjendje te tejkalohet dhe zjarrfikësve te ju kthehet dinjiteti siç po proklamohet nga institucionet qe shërbimi i Zjarrfikësve te trajtohet ashtu siç e meritojnë Shpëtimtarët kudo ne mbare Botën.

    Mbesim me shprese se ky vit do te jetë vit i kthesës, vit i realizimit te drejtave dhe përmirësimit te gjendjes ne përgjithësi për zjarrfikësit e Kosovës, Heronjtë e heshtur.

    Shfrytëzoj rastin qe ne Emër te Sindikatës se Zjarrfikësve, te gjithë Zjarrfikësve të Kosovës dhe kudo qe janë te ju uroj 4-Majin Ditën ndërkombëtare te zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ju uroj shëndet pune te mbare, suksese dhe gjithë te mirat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!