×
  • Lajme
  • Lajme

    Sipas draft-statutit të FES’it, Asociacioni do të financohet edhe nga Serbia, do t’i ketë simbolet e veta zyrtare, përfshirë flamurin

    Reporteri
    30 Janar 2023 | 15:09
    Mitrovica e Veriut

    Fondacioni “Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” kanë publikuar draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Mirëpo kur bëhet fjalë te financat, Asociacioni në fjalë mund të financohet direkt nga shteti i Serbisë dhe jo vetëm.

    “Asociacioni/Bashkësia do të financohet nga: Kontributet nga anëtarët e saj; Të ardhurat nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni/Komuniteti, kompanitë e saj ose nxjerrë nga pasuritë e tij të luajtshme ose të paluajtshme; Transferet nga autoritetet qendrore; Kontributet, grantet, donacionet, si dhe mbështetje financiare nga shoqata dhe organizata të tjera, vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Republikën e Serbisë”.

    Tutje theksohet se Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.

    Sipas draftit, statuti i Asociacionit/Bashkësisë është akti më i lartë juridik i Asociacionit duke shtuar se statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit/Bashkësisë, i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë pushtetin e një Qeverie rregullore sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

    Drafti përcakton se Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë është organi përgjegjës për ndryshimet e Statutit.

    Publikohet online draft-statuti i Asociacionit, hartuesit thonë që është në vijë me Kushtetutën e Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!