Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani tha se në kushtetutë përcaktohet numri i ministrive që u takon pakicave në këtë shtet.
“Kushtetuta thotë që nëse janë më shumë se 12 ministri, i treti i takon komuniteteve jo shumicë. Nuk e specifikon se cilët prej komuniteteve jo shumice”, u shpreh ai teksa foli edhe për ankesën e listës serbe ndaj qeverisë Kurti, pasi ky i fundit u dha vetëm një ministri.
Ai theksoi më tej se nuk është normale “vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i ka ndaluar çdokujt që ka një vepër penale, pa marrë parasysh shkallën e sa,j që të kandidojë si deputet dhe për të gjitha postet publike”.
Hasani tha se kjo nuk është detyrë e Gjykatës Kushtetues dhe përmendi edhe rastin e Albin Kurtit, për të cilin tha se nuk ka vullnet nga asnjë palë që çështja të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, pas marrjes së postit të kryeministrit nga ky i fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.