×
  • Lajme
  • Lajme

    Sipas statistikave, vajzat shqiptare me diplomë po përballen me vështirësi për të gjetur punë

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 16:22

    Papunësia tek të rinjtë në Shqipëri vijon të jetë problem.

    Vetëm mes moshës 15 deri në 29 vjeç rreth 70 mijë e 510 persona deri në mbyllje të vitit të shkuar nuk kishin një punë.

    Të rinjtë e papunë në 2021 sipas Institutit të Statistikave u shtuan me 0.6% mes 15-24 vjeçarëve.Ndërsa tek moshat 25 deri 29 vjeç papunësia mbeti thuajse në të njëjtat nivele.

    Gjetja e një punë në vendin tonë duket më e vështirë për femrat se për meshkujt.

    Në shumë raste as diploma nuk ndihmon. Më shumë të papunë sipas të dhënave të INSTAT ka mes atyre që kanë mbaruar shkollën e lartë.

    Ndiqen nga të rinjtë me arsim 9 vjeçar dhe më pas vijnë ata që kanë përfunduar gjimnazin.

    Shqetësues mbetet fakti se mes personave 15- 29 vjeç të cilët nuk ishin të punësuar nuk po ndiqnin as shkollën dhe as ndonjë formim profesional.

    Në numrin e përgjithshëm të të rinjve në vendin tonë Instituti i Statistikave thotë se këta zënë 26.1%.

    Ndër arsyet që i mbajnë jashtë tregut renditen përgjegjësitë familjare dhe dekurajimi nga mos gjetja e një pune.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!