Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zbuluar një bisedë mes tij dhe Richard Grenell, emisar special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.
Në emisionin Jeta në Kosovë, Kurti ka thënë se në takimin e tij me Grenell, para se të formohet qeveria e tij, ai i ka thënë se nuk është për dialog, por për aksion të shpejtë.
Kurti ka theksuar se pas kësaj fjalie të Grenell, kanë filluar të qeshen.
“I thash që duhet të përgatitemi mirë për dialog. Më tha unë s’jam për dialog, jam për aksion. Qeshëm me atë që e tha, pasi që unë isha kritik për 15 vjet për mënyrë si dialogohej me Serbinë dhe në momentin kur isha përgatitur për dialog, ata e lanë dialogun. Dëshironin aksion, e jo më dialog”, ka thënë Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.