Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca konstituive me pikën e mbetur të rendit të ditës atë të zgjedhjes së pesë nënkryetarëve, mes paqartësive nëse do të përmbyllet konstituimi i organit ligjvënës.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se meqë nuk ka dakordim për votim në pako të nënkryetarëve, atëherë votimi do të bëhet veç e veç, shkruan gazeta online Reporteri.net.
VV-ja tha se është e gatshme të vazhdojë me votimin veç e veç meqë nuk ka dakordim për votimin në pako. Këtë e tha shefja e grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci./Reporteri.net/