×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka vendim për hapjen e pishinave dhe lejimin e dasmave më 1 korrik, Ministria del me një njoftim

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 12:48

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ende nuk është marrë vendim për  lehtësimin e disa masave të parapara më 1 korrik, siç  është lejimi i dasmave, hapja e pishinave dhe veprimtarive tjera ekonomike që ishin paraparë të hapen në këtë fazë.


    Në njoftimin e MSh-së thuhet se informatat zyrtare për masat kundër Covid-19 në nivel vendi lëshohen vetëm nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, shkruan Reporteri.

    “Ndërlidhur me masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik, Ministria e Shëndetësisë informon institucionet dhe publikun e gjerë se informatat zyrtare për masat kundër Covid-19 në nivel vendi lëshohen vetëm nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftim.

    Çfarëdo vendimi lidhur me këto masa do të kumtohet nga Ministria e Shëndetësisë, potencohet aty.

    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 122 raste të reja me koronavirus. Kryeministri Avdullah Hoti më herët ka deklaruar se vazhdimi i trendit të rasteve të reja do të mund të ndikojë në kthimin e masave të izolimit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!