×
  • Lajme
  • Lajme

    Skamja e kësaj nëne: Vetëm miell dhe vaj, ushqimi i përditshëm për Aminin 7 muajsh

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 18:12

    Miell dhe vaj, ky është ushqimi që e han çdo ditë Amini 7 muajsh edhe pse mjekët kanë ndaluar një ushqim të tillë, pasi që është i dëmshëm për shëndetin e tij.


    Të vetmuar me një dhomë nëna Sevdije Selmani dhe Amini shtatë muajsh nga lagjia Vizbeg të Shkupit jetojnë me qira.

    “Më shumë me Aminin kohën kalojmë duke qajt se sa që qeshim. (Atmosferë) Ky nonstop kërkon të hajë por unë skam t’i jap. Unë djalin e kam me gji por për t’i dhan të pin duhet të hash. Në shumtën e rasteve i bëj përshesh me valë ose miell i djeg dhe i jap. Mjekja më tha se ja dëmton shëndetin por nuk kam cfarë të bëj, patjetër e kam kështu. 7 muaj i ka bo vetëm me lot”, u shpreh Sevdije Selmani, nëna e Aminit.

    Bashkëshorti i ka lënë dhe është larguar për të jetuar jashtë shtetit.

    “Unë jam rrit jetim, pa babë 14 vite, unë vet isha. Të njëjtën jetë është duke e jetuar edhe ky. Të njejtin rast. Për këtë më vjen shumë keq. Unë me qera prej fëmijë edhe ky prej fëmijë me qerra dhe me krejt të këqijat”, theksoi nëna e Aminit, Sevdije Selmani.

    Përveç skamjes, nëna dhe Amini janë të sëmurë. Nëna ka shtypjen e lartë dhe shpesh ndodh që të alivanoset. Ndërsa, Amini i vogël duhet t’i bëjë dy operacione.

    “Përveç bronkitit ka edhe bruk në kërthizë dhe organin gjenital nuk e ka mirë. Mjekët më kanë thënë pas muajit të gjashtë duhet të behën dy operacione”, potencoi nëna e Aminit.

    Sevdija nuk i ka paguar për dy muaj qeranë, por as pagesat për ujin dhe rrymën. Nënë e bir kanë nevojë për ushqim, rroba dhe një dhomë që do të jetë pronë e tyre. Nënë e bir kanë një porosi për ata, të cilët munden sadopak të ndihmojnë.

    “Dua të ketë një jetë më të mirë. Dua ta ketë një shtëpi. Ta di që nuk do të vuaj kurrë me qera. Nuk dua te këtë jetën sikur unë”, tha nëna e Aminit, Sevdije Selmani, raporton TV21.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!