Skandal, KEDS-i lë pa rrymë spitalin në Gjakovë

Edhe 20 pas luftës Kosova vazhdon të vuajë për 24 orë drita. Kohëve të fundit shumë rajone po mbesin në terr dhe për këtë nuk ipet një shpjegim i qartë.


Në terr sonte ka mbetur edhe spitali rajonal i Gjakovës “Isa Grezda”, ku marrin shërbime shëndetësore numër i madh i qytetarëve, raporton Reporteri.net.

Përveç spitalit , edhe një pjesë e qytetit të Gjakovës sonte në mbrëmje nuk kanë pasur rrymë.

Kujtojmë se KEDS sa herë ka ndërprerje të tilla në vende të ndryshme të Kosovës arsyetohet se është duke përmirësuar rrjetin. Mbetet të shihet se çfarë arsyetimi do japë për lënien në terr të spitalit të Gjakovës.