Literatura shkollore në Kosovë në shumë raste përveç që është jo praktike dhe adekuate për grupmoshat, ajo në shumë raste edhe është totalisht e gabuar. Përveç që nuk u jep dije nxënësve, ajo edhe i dezinformon ata.
Tani kur mësimi po mbahet online, gabimet në këtë literaturë po i vërejmë çdo ditë.
Një nga rastet skandal të kësaj literature, vërehet te spjegimi për sëmundjen e HIV AIDS, ku nxënësve u thuhet se ajo transmetohet përmes ajrit, ushqimit e edhe peshqirëve.
Kjo, përveç dezinformimit, mund të shkaktojë edhe panik të fëmijët, e pse jo edhe te të rriturit, pasi dihet se HIV AIDS ende nuk është sëmundje e shërueshme.
Kjo sëmundje në fakt përhapet përmes marrëdhënieve seksuale, nga nëna shtatzanë tek bebja, dhe përmes gjakut, por jo përmes formave që mësuesit ua spejegojnë nxënësve kosovarë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.