Sonte në orët e mbrëmjes ndodhi një aksident në Prishtinë, ku vetura u rrokullis dhe lëndime trupore pësuan tri vajza.
Të tri vajzat janë jashtë rrezikut për jetë, por një medium ka publikuar një video të rëndë pak minuta pas aksidentit, shkruan Reporteri.net
Ajo video besohet se është bërë nga një polic, e më pas e ka dërguar videon një portali.
Dyshimin se incizuesi është polic, e tregon hija. Aty i vërehet kapelja policit kameraman.
Tutje shihet se personi që ka incizuar shkon aq afër sa duken fytyrat e viktimave, e nuk pengohet nga askush.
Madje, ai shihet se ka qasje në vendin ku mund të kenë vetëm policët.
Duke vazhduar video, shihet një tjetër polic që me dritë mundohet t’i largojë njerëzit akoma, ani pse janë më larg.
Por, kameramanin polic nuk e pengon fare, ani pse kalon ngjitur.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla, ku policët bashkëpunojnë me këtë medium dhe u dërgojnë video nga aksidente të ndryshme, madje duke harruar detyrën zyrtare që kanë.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.